VIDEO/ Profesor Pilinçi i zhgënjyer me korçarët: Këta qenkan té trembur nga Peleshi dhe Rama, i paska zënë gjumi i thellë!

Profesori i vetshpallur politikan, Pëllumb Pilinçi vijoi takimet e tij si pjesë e një turi politik nëpër qytetet e vendit.

Pilinçi bëri ndalesën e radhës në qytetin e Korçës.

Takimi u zhvillua në sheshin e Katedrales në Korçë, i drejtuar nga vetë kryetari i Partisë Shpresa Demokrate, profesor Pëllumb Pilinçi.

Pilinçi ka sfiduar edhe mazhorancën, duke u shprehur se lëre çfarë thonë, ai është qeveria dhe po e thotë edhe nga Korça ku familjet e këtij qyteti kanë bërë kapelet e republikës dhe kostumet për të dalë në Paris.

“Korçarë more ku jeni, nuk e dija që qënkeni kaq frikacakë. Bjerë shi që ti zjosh korçarë nga gjumi”, shprehet Pilinçi.

Kujtojmë se Pilinçi ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me partinë e tij. Pak javë më parë, Pilinçi shpalli Qeverinë e tij në Vlorë dhe prezantoi 13 ministra.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us