E KRYER/ Rikthim i BUJSHËM në Superiore, Albion Marku bashkohet me kryeqytetasit

Albion Marku me shumë mundësi do të jetë futbollisti më i ri i Partizanit. Pasi mbylli aventurën e tij në Hungari me Gyor, mbrojtësi 24-vjeçar është gati për tu rikthyer tek “të kuqtë”.

Sipas shtypit të shkruar, klubi kryeqytatas dhe futbollisti kanë rënë dakord, madje kjo marrëveshje është mbyllur. Pra, Marku është gati për rikthimin e bujshëm në kryeqytet.

Kujtojmë se anësori i krahut të djathtë, ka një karrierë të pasur në Shqipëri. Ai është aktivizuar për Shënkollin, Brians, Dinamon, Laçin, Teutën dhe Partizanin.

Së fundmi ai kishte oferta nga klube të tjera të Superiores, por zgjodhi pikërisht “Demat”.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us