Tragjedi në Malin e Zi, vdesin në aksident 3 shqiptarë. Makinat u përplasën kokë më kokë

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në Malin e Zi mbrëmjen e djeshme në afërsi të Plavës.

Sipas mediave vendase 3 nga viktimat janë shqiptarë, ndërsa një prej tyre malazezë. Viktimat janë identifikuar: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviç.

M. Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.

Dy automjetet e përfshira në aksident janë përplasur kokë më kokë mes tyre, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë me 4 viktima.

Lajme të tjera |  Tragjedi në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë! E mitura ndërron jetë në spital

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us