Edi Rama: Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri

Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri deri mbrëmjen e së hënës. Kjo shifër u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama me një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Kjo shifër thotë kryeministri vite më parë as nuk imagjinohej dot, por sot është objektiv i arritur.

“Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10 000000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. GËZUAR. 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”,shkruan kryeministri.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us