Shtyhet për nesër në orën 11: 00 seanca në GJKKO për Sali Berishën.
Ish-kryeministri nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, por ka dërguar dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, të cilët kanë kërkuar kohë.
Ditën e sotme do jepej vendimi për ish-kryeministrin, për të cilin është kërkuar nga SPAK masa e sigurisë arrest shtëpie. Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.