Kombëtarja kërkon të “thyejë tabu” ndaj Letonisë, kuqezinjtë marrin “fitoren në tavolinë”

Ditën e martë në orën 20:45 të gjithë tifozët shqiptarë do të jetë sy e veshë nga “Air Albania”. Kombëtarja shqiptare do të marrë vëmendjen, teksa do të përballet me Letoninë, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Jemi vetëm një ditë para kësaj përballjeje dhe emocionet e sfidës kanë kapluar tifozët. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të hyjë në fushë vetëm për 3 pikët për të mbajtur deri në fund “gjallë” shpresat për një vend në Botëror. Për këtë skuadra do të jetë e gjitha “all-in” ndaj letonezve.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, me kuqezinjtë që do të tentojnë të “thyejnë tabu”, pasi në 5 përballjet mes tyre nuk kanë mundur të sigurojnë fitoren. Por për të motivuar ekipin e Sylvinhos kanë menduar kompanitë e basteve.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Kombëtarja jonë është dukshëm favorite për të triumfuar dhe fitorja e ekipit tonë kuotohet me 1.38, ndërsa barazimi vlerësohet me 4.50. Nga ana tjetër fitorja e letonezve kuotohet me 9.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us