Tatimi i profesionistëve, eksperti: Skemë e gabuar, nuk zgjidh evazionin, nxit emigrimin

Nga data 1 janar të gjithë profesionistët e lirë do të tatohen me vlerë 15% dhe 23% në bazë të fitimit të tyre. Qeveria ka publikuar në fletoren zyrtare listën me 26 aktivitete dhe 180 lloje profesionesh që përfshihen në këtë skemë.

Për ekspertin e ekonomisë, Klodian Muço, skema nuk zgjidh problemin e evazionit fiskal por vetëm dekurajon këto lloj profesionistësh, të cilët në shumicën e rasteve, zënë shtresën e mesme të popullsisë.

“Në parim të gjithë duhet të paguajnë, praktikisht është një taksim i tepruar në disa raste. Ti e takson këtë njësoj sikur të jetë i punësuar me 15 dhe 23 %. Të ardhurat e tij e konsiderojnë një pagë dhe jo si si i vetëpunësuar. Është e tepruar për shtresën e mesme e popullsisë, e cila është më e vuajtura asi shikojnë të gjithë emigracionit. Jam kundra formës”-tha ai.

Lajme të tjera |  Presidenti Begaj-qytetarëve për 11 majin: Keni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë

Sipas Muços, të ardhurat që priten të grumbullohen nga kjo skemë janë modeste për buxhetin në raport me prodhimin e brendshëm bruto.

“17 milion nuk është një e ardhur shumë e madhe pot ë marrim në konsideratë buxhetin e shtetit, kishte forma nga më të ndryshme për të zgjeruar bazën e tatueshme. Shqipëria sot, po të shohim nga buxheti të ardhurat në raport me PBB janë dhe më të ulëta sesa ishin dhe po të shikojmë ecurinë në 10 vitet e fundit, situata nuk është përmirësuar aspak. Problemi sot vazhdon të jetë evazioni fiskal, vazhdon të mos zgjerohet baza e tatueshme. Kjo nuk është zgjidhja që i jep informalitetit”-tha ai.

Lajme të tjera |  Rama në mbyllje të fushatës: Të dielën marrim shumicën më të madhe ndonjëherë

Për ekspertin, zgjidhja më efektive do të ishte një taks e sheshtë mbi fitimin. Ndërkohë ai shprehet se shumë profesionist do konsiderojnë të zhvendosin aktivitetin e tyre në Kosovë dhe rajon.

“Ka shumë kontabilistë që po konsiderojnë të largohen dhe të zhvendosin aktivitetet e tyre në Kosovë”-theksoi ai./Euronews

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us