VIDEO/ Fitore spektakolare në “frymën e fundit”, sulmuesi i Kombëtares bën “ligjin” në Itali

Gabriel Kulla është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sassuolo U20 fitoi në transfertë përballë Torinos U20. Sfida e vlefshme për javën e 4-t të Primavera 1, përfundoi me shifrat 1-2.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares U17, Kulla, ai që shënoi golin e parë për të tijët. Në minutën e 29-të, duke përfituar nga gabimi i mbrojtësit të Torinos dhe daljes së gabuar të portierit, 17-vjeçari Kulla e dërgoi topin në rrjetë.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje u fitua në mënyrë spektakolare në fund, me të rinjtë e Sassuolos që shënuan në minutën e 93-të me Costabile.

Goli i Gabriel Kullës

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us