E BUJSHME/ Në Spanjë “plasin BOMBËN”, gazetari i njohur ZBULON fituesin e “Topit të Artë

Mbrëmjen e sotme në Paris do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë”. Kurioziteti dhe emocionet se kush do të mund të fitojë këtë trofe janë rritur ndjeshëm dhe tashmë tifozët dhe të gjithë sportdashësit mezi presin ta zbulojnë se në duart e kujt lojtar do të shkojë ky çmim.

Por kur jemi vetëm disa orë para ceremonisë, në Spanjë kanë “plasur bombën”. Gazetari spanjoll Edu Aguirre, i cili është shumë afër me ekipin e Real Madrid ka deklaruar se fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit është Lamine Yamal.

Madje ky i fundit do të udhëtojë i shoqëruar me 20 familjarë drejt Parisit, detaj që “vërteton” akoma më shumë deklaratën e gazetarit spanjoll.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

“Lamine Yamal është fitues i Topit të Artë,”është shprehur gazetari spanjoll.

Ndërkohë Ousman Dembele ishte i përfolur shumë se mund të ishte ai fituesi, por orët e fundit duket se situata ka marrë tjetër rrjedhë dhe 18-vjeçari spanjoll mund ta fitojë për herë të parë këtë trofe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us