“Rrufe në qiell të hapur”, klubi i Kategorisë së Parë mbetet pa trajner

Erion Xhafa nuk është më pjesë e Lushnjës. Trajneri ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante tek klubi lushnjar, duke ndërprerë në mënyrë të papritur bashkëpunimin.

Është vetë klubi “lagunar” që ka njoftuar këtë largim. “Erion Xhafa ka dhënë dorëheqjen. I urojmë suksese kudo që shkon në punën e tij”, shkruan klubi i Lushnjës në rrjetet sociale.

Kujtojmë se këtë sezon Lushnja ka marrë vetëm barazime në Kategorinë e Parë. Pas 4 javësh kampionat, lushnjarët mbajnë vendin e 6-të në tabelë me 4 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us