“Kujt i hyn në xhep kallëzimi yt?”, debat mes Këlliçit dhe avokatit të Redi Mollës, gjyqtarja e gjobit me 20 mijë lekë

TIRANË– Ka pasur tensione në seancën e sotme për dosjen “5D” në Gjykatën e Posaçme, ku ishte thirrur për t’u pyetur nga mbrojtja e të pandehurve deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Ka qenë avokati i Redi Mollës, një prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK, ai ka pyetur deputetin Belind Këlliçi mbi detyrën që mbante kur ka bërë denoncimin, lidhur me aferën korruptive 5D në Bashkinë e Tianës.

Në kundërpërgjigje, Këlliçi ka deklaruar se asokohe ka qenë kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale në kryeqytet, ndërsa kallëzimin në SPAK e ka depozituar në cilësinë e ligjvënësit, ende pa nisur garën zgjedhore për Tiranën.

Ndërkohë nuk kanë munguar as provokimet në sallë nga ana e avokatit të Redi Mollës ndaj Këlliçit, ku është dashur ndërhyrja e gjyqtares relatore, Flora Hajradinaj për t’i tërhequr vërjetje.

Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Çfarë detyre mbanit kur erdhi denoncimi anonim?

Këlliçi: Kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale për Tiranën. Kur kam bërë kallëzimin kam qenë deputet në dy javët e fundit të mandatit. Informacionin anonim ia kam bashkangjitur kallëzimit. Deklaratave të mia publike iu qëndroj të gjithave ditën që kam depozituar kallëzimin unë e quaj kapitull të mbyllur. Duke iu referuar në vijim daljes në media të të dhënave hetimore, nuk kam bërë kallëzim tjetër, por kam mbajtur qëndrimet e mia.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e Belind Këlliçit?!

Relatorja Flora Hajredinaj: Kujdes me qëndrimet avokat, se me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep!

Denion Bogdani: Keni ndërmend të kandidoni për Bashkinë e Tiranës se është në burg Redi Molla nuk t’i vjedh më dot zgjedhjet…

Pas këtij debati, është dashur sërish ndërhyrja e Gjykatës e cila dënoi me 20 mijë lekë gjobë avokatin e Redi Mollës, për shkaktimin e situatave që thyejnë solemnitetin e gjykatës, ndërsa e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga seanca nëse vijon me provokimet.

Pas dëshmisë së tij në seancë, Këlliçi deklaroi para mediave se ishte pyetur me tone intimiduese nga ana e avokatëve të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

“U thirra si dëshmitar dhe si kallëzues për dosjen famoze 5D. Jam pyetur nga avokatët e drejtorëve, jam pyetur për rrethanat, jam pyetur në mënyrë intimiduese nga rrethanat, është kaluar në interpretime politike dhe akuza. Më thanë edhe nëse fitova zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Jam pyetur për burimin e informacionit, për teknikalitete që kanë të bëjnë me çështjen. Përgjigjet e mia kanë qenë me shumë etikë.

E kam depozituar gjithë dokumentacionin që kam pasur. Unë kam marrë informacione në mënyrë publike e burime dhe të gjitha i kam depozituar në SPAK. Beteja ime është me Veliajn, me Ramën, me Ballukun, të gjithë që janë përfshirë në afera korruptive”, u shpreh Këlliçi pas seancës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us