I vëllai humbi jetën në aksidentin tragjik në Pejë, Gjesti reagon për herë të parë: Me zemër të thyer….

PEJË- Sot do t’i jepet sot lamtumira Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor ditën e djeshme në Pejë. Njoftimi është bërë nga ekipi i tij përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instragram, ku bëhet me dije se varrimi do të bëhet sot më 27 shtator, në orën 17:00. Në postimin e shpërndarë thuhet: “Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.”

Postimi i plotë: 

Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë.

Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje.

(Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)

I vëllai humbi jetën në aksidentin tragjik në Pejë,

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us