“Aman se le nam, je i vebër, por mbaje veten o vëlla!”/ Debat Shehaj-Mërtiri: Vetëm në Shqipëri e ka fajin opozita

Gjatë emisionit Të Paekspozuarit në MCN TV, ka patur një debat mes kryetarit të partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe analistit Ergys Mërtiri, lidhur me prezencën e opozitës në Kuvend dhe qasjen që partitë opozitare duhet të kenë.

Sipas Mërtirit, opozita po saboton veten, ndërkohë që Shehaj iu përgjigj ashpër duke deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend ku për gjithçka fajësohet opozita, karakteristikë kjo e vendeve autoritare si Rusia.

Debati: 

Agron Shehaj: Parlamenti është hapësirë ku opozita do përballë mazhorancën. Edi Rama po bën gjithçka që Parlamentin ta asgjësojë, të mos jetë edhe Parlamenti një vend..

Ergys Mërtiri: Opozita po saboton veten.

Agron Shehaj: Aman tani, se le nam, se ky u bë i vetmi vend në botë, që Shqipërinë e mori në qafë opozita. E shkreta Shqipëri, e mori në qafë opozita. Lëre tani se është turp. Mbaje veten një sekondë. Po mbajeni pak veten o vëlla!

Ergys Mërtiri: Mazhoranca atë do të bëjë, ligësinë.

Agron Shehaj: Nuk ka vend në botë që bën përgjegjës opozitën, vetëm në Rusi ndodh kjo.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Ergys Mërtiri: Ju akuzojmë për të paaftë, që të krijoni idenë si alternativë për të përmbysur Ramën.

Agron Shehaj: Edhe Parlamenti që ka kryetar nga mazhoranca dhe bën çfarë i thotë ai dhe ai tjetri thotë e mbylla, edhe faktin që mazhoranca mbyll Parlamentin se u bezdis ai, na e paska fajin opozita. Kjo është qesharake, shumë e rëndë. Këtu ka 12 vjet që ka një propagandë të frikshme që gatuhet në zyrat e Kryeministrisë. Nuk ke nevojë ti thuash sulmo opozitën, se janë gati ta sulmojnë. Në 91-shin isha 13 vjeç, isha i terrorizuar nga priftërinjtë, nuk kishin nevojë të ma thoshin se kishte mbaruar puna. Këtu ka 12 vjet që gatuhet propaganda.

Ergys Mërtiri: Edhe kur ishte Berisha në pushtet gatuhej propagandë kundër opozitës, por erdhi në pushtet PS. Ju nuk i ofroni alternativë shqiptarëve dhe prandaj nuk ju votojnë. Ju në Parlament edhe kur keni fjalën, merreni me procesverbalin.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Agron Shehaj: Tani ke ardhur të më pyesësh mua se çfarë ndodh në Parlament apo e di ti më mirë?

Ergys Mërtiri: Jepet në TV kjo.

Agron Shehaj: Tjetër gjë përcillet nga propaganda e Ramës.

Ergys Mërtiri: U morët me procesverbalin e javës së kaluar. Rama atë do, të merret me procesverbalin dhe jo me kullat, betonin e me rradhë. Ka tre javë parlamenti.

Agron Shehaj: Nuk besoj se ty të kanë thënë të flasësh kështu dhe po ja fut kot, por e bën vetëvetiu. Nuk ka asnjë përgjegjësi opozita në Parlament. Për çfarë flitet në Parlament e vendos mazhoranca dhe opozita i ka duart të lidhura.
***
Ti nuk je në terezi, nuk di çfarë thua. Po tentoj të të shpjegoj por je aq i verbër sa është e pamundur të ta shpjegoj.

Ergys Mërtiri: Këtë nuk e mbrojnë as vetë ata.

Agron Shehaj: Këto janë faktet, shiko rendin e ditës. Në asnjë rend dite nuk ka patur debat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us