Kombëtarja në ankth duke pritur rezultatet, sot bëhet e ditur nëse Ismajli luan me Serbinë apo jo

Ardian Ismajli po mban në ankth kombëtaren shqiptare dhe ekipin e Torinos. Mbrëmjen e djeshme mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në minutën e 77-të përballë Parmës duke u detyruar të lërë fushën e lojës.

Siç raportojnë mediat italiane, ende nuk është bërë e ditur shkalla e dëmtimit në kofshë që Ismajli ka pësuar. Në orët në vijim, Torino pritet të dalë me një deklaratë zyrtare për të zbuluar kohën e rikuperimit të tij.

Gjithashtu dhe kombëtarja shqiptare me trajnerin Sylvinho do të qëndrojnë në pritje për të kuptuar këtë situatë. Kujtojmë se Ismajli u dëmtua dhe në prag të nisjes së sezonit, duke humbur tre ndeshje me Torinon.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us