Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë këtë të mërkurë një vendim të rëndësishëm për përballjet televizive, duke vendosur që deputetët dhe funksionarët e lartë të kësaj force politike të mos dalin më në panele televizive nëse s’kanë përballë kolegët e tyre nga PS.
Deputeti Edi Paloka thotë se vet ka vite që e ngre këtë çështje, ndaj ai dhe të tjerët do të shkojnë në panele televizive vetëm nëse përballë do të kenë homologët e tyre, jo ata që ai i quan “tufë lapangjozësh”.
Ne fakt vendosja neper studiot televizive e ketyre sherbetoreve te qeverise, perballe deputeteve apo funksionareve te PD, nuk eshte vetem nje lloj censure sic deklaroi sot z.Berisha , po eshte dhe ulje e denigrim i opozites”,shkruan deputeti Edi Paloka.
Sipas Edi Palokës, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:
“Sot, veç çeshtjeve te tjera te rendesishme, kryetari i opozites, u deklarua dhe per nje marredhenie te re me mediat. Deputetet dhe funksionaret e PD nuk do dalin me ne studio televizive ku nuk paraqiten homologet e tyre , perfaqesues te qeverise, po analiste perfaqesues te qeverise.”





