LIVE SERBI-SHQIPËRI/ Supergol i Manajt, shqiponja kuqezi fluturon në Leskovac për avantazhin (VIDEO)

LIVE:
Serbi 0 – 1 Shqipëri (Manaj 45+1)

45+1’ GOOOOL SHQIPËRIA! Realizon Rey Manaj. Ylli i sulmit çmend të festë kuqezinjtë me një supergol ndaj serbve

22’ Rast i mirë për kuqezinjtë me Mitajn që kroson drejt zonës, mbrojtësit devijojnë gabimisht drejt portës, por Petrovic e shpëton

18’ Probleme për Juljan Shehun, një top i goditur drejt tij e lëndon

1’ Starton përballja në Leskovc, Shqipëria kërkon fitoren përballë Serbisë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Milosavljeviç, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Stankoviç, Zivkovic, Kostic; Samardzic; Vlahovic, Mitroviç. Trajner: Dragan Stojkovic
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Uzuni, Manaj. Trajner: Sylvinho

Kualifikueset e Botërorit: Raundi i 6-të
Stadiumi: “Dubočica”
Arbitër: István Kovács

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us