Rei Manaj ka tundur rrjetën në Serbi. Ishin minutat shtesë në fundin e pjesës së parë, kur kuqezinjtë e Silvinjos kaluan në avantazh.
Manaj festoi me shqiponjë duke tërbuar tifozët vendës. Festa e të gjithëve nga pankina dhe në fushë ishte e madhe.
Manaj lë kështu pas kujtimin e hidhur të penalltisë së humbur në “Air Albania”. Goli i tij në Leskovac është historik, ndërsa vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.
Goli i Rei Manajt dhe festimi: (VIDEO)





