VIDEO/ “Bjeri gajdes, gajdexhi”, Taulant Balla dhe Foto Strakosha nuk i ndahen Armand Dukës në club, si u festua në Tiranë deri në mëngjes nga lojtarët dhe familjarët e tyre

Nga Leskovaci ne clubet e Tiranës! Festa pas triumfit të Shqipërisë ndaj Serbisë nuk ka të ndalur. Hareha nisi që në Serbi për të vazhduar më pas për orë të tëra në Shqipëri. Nga cepi në cep, kudo ku ka shqiptarë, mbrëmja e djeshme ishte historike dhe që do të ngulitet thellë në mendjen dhe zemrat e të gjithëve.

Por mes shumë festimeve, ajo që po merr një vëmendje të madhe është ajo e Taulant Ballës dhe Foto Strakoshës. Ky i fundit është babai i Thomas Strakoshës dhe pas këtij triumfi është i papërmbajtshëm.

Të mbledhur në një club, me dyshe nuk iu ndanë Armand Duka, të cilët shihen duke kënduar dhe kërcyer nën ritmin e këngës “Bjeri gajdes, gajdexhi”. Padiksutim nuk kanë si të mungojnë as futbollistët kuqezi, të cilët të shoqëruar nga disa familjarë e kanë “djegur” deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Serbisë, duel i vlefshëm për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ky triumf na çon akoma më afër “Play-Off” dhe “ëndrrës amerikane”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us