Armando Broja mëson nga e kaluara? Goli i Bajramit zbulon ndryshimin

Armando Broja shkëlqeu mbrëmjen e djeshme me Kombëtaren shqiptare. Kjo e fundit fitoi 4-2 në miqësoren përballë Jordanisë në “Air Albania”, teksa sulmuesi 24-vjeçar bëri mjaft mirë.

Në minutën e 65-të, “ylli” i Premier League shënoi gol, ndërsa në të 79-tën asistoi për Nedim Bajramin. Pikërisht me veprimin tek asist, duket se Armando Broja ka mësuar nga e shkuara.

Asist, Armando Broja & Gol, Nedim Bajrami

Kjo për shkak se jemi mësuar shpesh që kur Broja depërton nga krahu, gjuan menjëherë drejt portës. Si rrallë herë, sot e pamë sulmuesin 24-vjeçar shumë altruist, i cili shërbeu për Nedim Bajramin me zonë dhe tetovari ia shpërbleu me gol.

Sinjale mjaft pozitive për Armando Brojën, të cilat mund të shkojnë edhe në “veshin” e trajnerit të Burnley. Por sigurisht,  Brojës i duhet kjo formë edhe për ndeshjet e nëntorit, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë dy “finale” kundër Anglisë dhe Andorrës.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us