E RËNDË në Korçë/ 70-vjeçari i jep fund JETËS, hidhet nga kati i katërt i një pallati!

Një ngjarje e rëndë është riregjistruar në Korçë, ku një person i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një i moshuar rreth 70 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati.

70 vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk është banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Mësohet se i moshuari është ngjitur në kat të katërt e më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us