0 minuta ndaj Serbisë me Kombëtaren, sulmuesi i Shqipërisë më i miri në Champions

Jasir Asani zhvilloi një ndeshje gati perfekte me ekipin iranian Esteghlal FC ndaj Al-Wehdat, e përfunduar 2 – 0, takim i vlefshëm për Champions Leaguen e Azisë. Sulmuesi i Kombëtares e gjeti golin në minutën e 44, duke dërguar shifrat 2 – 0.

30-vjeçari shqiptar ishte në fushë për 73 minuta, ndërsa në këtë segment kohor, përveç golit, ai kontriboi me krijimin e 2 shanseve të mëdha për gol, 5 pasime kyçe dhe 81% saktësia e pasimeve në totalë.

Mediumi i “SofaScore” e ka vlerësuar Jasir Asanin me notën 9.1, më i miri. Anësori nuk u fut në fushë për asnjë minutë kundër Serbisë.

0 minuta ndaj Serbisë me Kombëtaren, sulmuesi i Shqipërisë

Vlerësimi sipas “SofaScore”
Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us