VIDEO VIRALE/ Momenti kur Kryeministri malazez shmang ‘batutat dhe ngacmimet’ e Ramës në Londër!

Përplasje verbale midis kryeministrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi u panë gjatë një paneli të përbashkët që u mbajt në Chatham House të Londrës, është bërë virale në rrjet.

Gjatë këtij takimi, ku u diskutuan çështje të rëndësishme rajonale dhe politike, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri disa komente ironike që duket se shkaktuan një tension të lehtë me homologun malazez, Milojko Spajiq.

Rama bëri shaka për madhësinë e Malit të Zi, duke nënkuptuar në mënyrë të lehtë humoristike për territorin e vogël të këtij vendi, pas deklaratës së Spajiqit që shprehu mosdakordësi me disa nga qëndrimet e Ramës.

Ky moment u duk se krijoi një atmosferë paksa të tensionuar në panel, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us