FOTO/ Xhensila Myrtezaj gjithnjë e më shpesh në Kosovë, shkak lidhja me Ledri Vulën!

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula vijojnë të jenë dyshja më e përfolur e publikut.

Shpeshherë flitet për një marrëdhënie mes tyre, por asnjëri s’e ka konfirmuar, të paktën deri më tani.

Ledri Vula ka publikuar së fundmi një projekt të ri ndërsa vëmendjen e publikut e ka tërhequr padyshim një postim në “Instagram” i Xhensila Myrtezajt.

Amazing”, shkruan Xhensila, e cila ka publikuar një fragment të shkurtër nga kënga e re e Ledri Vulës. Afrimiteti që shfaqin dyshja në skenë dhe para kamerave ka nxitur spekulimet në rrjete sociale dhe mediat rozë.

Mesa duket, me këtë postim, Xhensila ka dashur që t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit për një lidhje mes tyre.

Të shumtë janë ata që shprehen se në Kosovë dyshja është parë shpeshherë së bashku. Jo vetëm në projekte muzikore, por edhe në të përditshmen e tyre.

E në fakt, janë po këto zëra që flasin për një lidhje të konsoliduar mes tyre, ndonëse për publikun ende nuk kanë vendosur që të dalin hapur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us