I papërmbajtshëm në Angli, sulmuesi i Shqipërisë REAGON pas javës “bombastike”

Në 7 ditë, skuadra e Bristol City regjistroi 3 fitore në Championship. E fundit erdhi sot kundër Birmingham me rezultatin minimal 1 – 0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Amstrong në minutën e 42’.

Pas 12 javësh në Championshit, Bristol mban vendin e 4-të në tabelë, 6 pikë më pak se liderit e Coventry. Sulmuesi i Shqipërisë Anis Mehemti sot ishte në fushë për 85 minuta, por nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Në 12 prezenca këtë sezon të Championship me Bristol, 24-vjeçari numëron 5 gola dhe 3 asiste, lider i ekipit. Pas triumfit kundër Birmingham, ai ka reaguar në rrjetet sociale:

“E rëndësishme është të gjejmë mënyrën për të fituar edhe kur nuk jemi në formën tonë më të mirë. 3 për 3 këtë javë, për të vazhduar javën tjetër”.

I papërmbajtshëm në Angli, sulmuesi i Shqipërisë REAGON

“Story” në “Instagram” i Anis Mehmetit
Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us