VIDEO/ 3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Tudor i bën “gropën” vetes te Juventusi

“Epoka” e Igor Tudor te Juventusi nuk ka më kthim pas, shkarkim i “detyruar”. Janë plotë 8 ndeshje pa fitore në të gjitha kompeticionet dhe 3 humbje radhazi te Juvja. Disfata e fundit erdhi ndaj Lazio, 1 – 0 për kryeqytetasit, teksa golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Basic, minuta e 9.

Pas 8 javësh Serie A, “Zonja e Vjetër” ka rrëshkitur në vendin e 8-të, 12 pikë. Edon Zhegrova sërish nuk u përzgodh për të qenë në fushë, as si zëvendësues.

Sipas mediave italiane, shanset janë minimale që Igor Tudor të jetë trajneri i Juventusit në ndeshjen ndaj Udine, 29 tetor, ndërsa shkarkimi është çështje kohe. Vlen të përmendet se as mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj nuk u hodh në fushë nga trajneri Sarri.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us