“Viktima jetonte me një grua tjetër!”/ Djali vrau me thikën e bukës të atin në Durrës, fqinjët: Autori kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Shkallnur të Durrësit, ku Marjan Kodheli ka vrarë me thikën e bukës babain e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës.

Sipas burimeve, krimi ndodhur pas një konflikti të çastit mes babait dhe djalit, ndërsa viktima ka ndërruar jetë në vend nga plagët e marra.

Fqinjët e familjes Kodheli kanë treguar se autori ishte kthyer prej pak kohësh nga jashtë shtetit.

“Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita, ka 6 fëmijë. Ai djali ka qenë jashtë shtetit, i vdiq e ëma i ra tjegulla në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Ka pas çunin këtu, fëmijët e tjerë janë të gjithë jashtë. Ne nuk kemi qenë në shtëpi sot. Djali është beqar, gruaja aty është e viktimës”, tha fqinji.

Autori 25-vjeçar është arrestuar menjëherë nga forcat e rendit, ndërsa po merret në pyetje për të sqaruar motivet e ngjarjes.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

I riu raportohet se fillimisht ka qëlluar të atin, 69-vjeçar me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..”, informuan blutë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us