Spektakël dhe gola! Kombëtarja shkëlqen përballë Qipros, vajzat kuqezi “korrin” fitoren e RËNDËSISHME për fatet e Nations League

Kombëtarja e vajzave ka fituar përballë Qipros, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” të Nations League, për të qëndruar në Ligën B apo për të rënë në atë C. Sfida e kthimit, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 3-0.

Për vajzat kuqezi shënuan Qëndresa Krasniqi, Sara Begallo dhe Megi Doçi. Ndërkohë që kjo ishte një përmbysje e madhe, për shkak se dueli i parë kishte përfunduar 3-2 në favor të vajzave qipriote.

Kështu, vajzat kuqezi marrin një fitore tepër të rëndësishme për fatet e Nations League. Kombëtarja e vajzave ia del që të qëndrojë në Ligën B.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us