Kupa e Botës 2026: Shqipëri – Angli, biletat 10-fish më të shtrenjta në tregun e zi

Kombëtarja shqiptare e futbollit do përballet me Anglinë më 16 nëntor në Tiranë, me sfidën e fundit që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës dhe për tanët mund të jetë deçizive për në play-off. Në lidhje me këtë duel biletat kanë javë që kanë dalë dhe të gjithë duan të jenë në stadium.

Biletat në treg të zi për ndeshjet e Kombëtares tani janë kthyer në modë. Sidomos për ndeshjen me ‘Tre Luanët’, që sipas FSHF-së ka pasur mbi 100 mijë kërkesa kur stadiumi “Air Albania” nuk shkon më shumë se 22 mijë e 250 vende.

Për rrjedhojë ato shiten me çmime shumë herë më të larta. Siç është edhe rasti i tribunës E202 kur nga 25 mijë lekë në portalin e biletave në treg të zi shiten 250 euro. Çmim 10-fish më i lartë.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Tashmë është bërë e modës që edhe persona që nuk janë tifozë, i blejnë biletat për të rishitur në treg të zi dhe për të përfituar në kurriz të tifozëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us