VIDEO/ Ish-sulmuesi i Partizanit “MAGJIK” në Premier League, shënon dhe merr mbi “supe” ekipin

Ka zbritur sot në fushë ekipi i Oleksandriya, java e 11-të në Premier League kundër Kolos Kovalivka. Ndeshja është mbyllur me shifrat 1 – 1.

Ish-sulmuesi i Partizanit Tedi Cara ka vazhduar të tregojë momentin pozitiv që po kalon. Në minutën e 31, Cara ka gjetur rrugën e rrjetës lehtësisht, duke demostruar klasin që zotëron.

Por në “frymën e fundit”, skuadra e Kolos Kovalivka gjeti golin e barazimit me Klymchuk. Oleksandriya gjendet në vendin e 14-të, 9 pikë, ende në “zonën e ftohtë”, ndërsa Tedi Cara golin e 5-të për këtë sezon.

 

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us