La fushën pas 24 minutash dhe “alarmoi” stafin, trajneri zbulon gjendjen e sulmuesit shqiptar: Ka probleme me frymëmarrjen

Albion Rrahmani nuk po kalon një moment të mirë, teksa së fundmi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Shqiptari u zëvendësua mbrëmjen e djeshme pas 24 minutash lojë në sfidën që Sparta Pragë barazoi 0-0 me Rakow në Conference League.

Në lidhje me gjendjen e tij ka folur trajneri i skuadrës së Sparta Pragë, Brian Priske. Ky i fundit ka theksuar se sulmuesi ka probleme me frymëmarrjen që kur iu bashkua skuadrës pas ndeshjeve me Kosovën në muajin tetor.

“Nuk e di saktësisht cili është problemi, por që nga java e kaluar aktualisht që prej pushimit ndërkombëtar ka pasur disa probleme me frymëmarrje. Nuk e di, por nuk ishte mirë në lojë.

Ka marrë infeksione javët e fundit, duke marrë antibiotikë. Ai u ndje se mund të luante, por fatkeqësisht që nga fillimi i lojës nuk ishte”, ka theksuar trajneri i Sparta Pragë.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us