“Do ta anulojmë’/ Berisha: Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në Parlamentin e votës së vjedhur i vihet kazma familjes shqiptare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e premte, iu kthye ligjit për barazinë gjinore.

“Duhet të rikthehem edhe njëherë te ligji që i vuri kazmën në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, që është familja. E them këtu, e përsëris, e thashë edhe dje në Parlament, është familja dhe mbi të gjitha familja shqiptare ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi, mbijetesën e tij në kushtet më të jashtëzakonshme. Në të njëjtën ditë kur Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionon dy gjini, mashkull, femër dhe përjashton njohjen e çdo gjinie tjetër, në Parlamentin e dhunës, të votës së vjedhur, votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore. Zëvendësohet me identitetin gjinor me diversitet të gjerë”, tha Berisha, shkruan A2.

“E gjitha kjo kalon pa debat në pabesi, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur po dje paradite që ligji të afrohet dhe debati të zhvillohet jo pas orës 1 të natës, por në një kohë kur qytetarët mund ta ndiqnin. Dhe ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë”, shtoi kreu demokrat.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Berisha: PD do bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit për barazinë gjinore, do rikonsiderojmë edhe referendumin

Sali Berisha u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për anulimin e ligjit për barazinë gjinore.

“PD nuk pajtohet me këtë ligj. Ajo do ndërmarrë të gjitha hapat kushtetuese, do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili në fakt përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar pasi rrëzon të paktën 4 nene të Kushtetutës. Pasi rrëzon Kodin e Familjes. Rrëzon Kodin Civil. Kodet, pra, të cilat përbëjnë bazën juridike të shtetit. Kjo përpjekje do bëhet në bashkëpunim të ngushtë me çdo shqiptar që e ka familjen sa hyjnore, aq edhe tokësore”, tha Berisha, shkruan A2.

“Me çdo besimtar që i konsideron librat e shenjtë të besimit të tij fetar si kodin moral të familjes së tij. Me çdo prind që në përputhje me Kushtetutën e vendit, do që fëmija e tij të marrë edukimin fetar të familjes së tij. Në përputhje me gjininë, me të cilën ka lindur. Pra, të gjitha këto kërkojnë një përgjigje të fuqishme nga qytetarët dhe ne nisim këtë betejë me bindjen më të thellë se pavarësisht nga mbështetja e këtij narkoshteti, ky narkoshtet nuk ka legjitimitet. Se pavarësisht nga mbështetja e këtij narkoshteti, raporti i ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 11 majit rrëzoi legjitimitetin e kësaj qeverie. Se pavarësisht nga të gjitha mbështetjet, Shqipëria është rrezik kryesor me eksportin e kriminalitetit në Ballkan dhe në Europë. Dhe se kartelet shqiptare të drogës, degë të karteleve të Amerikës Latine, janë sot kartelet më të rrezikshme për Europën. Ne e bëjmë këtë betejë jo vetëm për fëmijët tanë dhe veten tonë, por e bëjmë edhe për miqtë tanë dhe partnerët tanë”, shtoi kreu demokrat.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us