Trajneri Scott Parker ia bën “ferr” karrierën Armando Brojës te Burnley, tjetër “shuplakë” për shqiptarin (ARSYEJA)

Transferimi i Armando Brojës nga Chelsea te Burnley gjatë merkatos verore u pa si “varkë shpëtimi” për sulmuesin shqiptar. Përveç problemeve fizike të 24-vjeçarit, tashmë ka një tjetër “pengesë” që mban emrin Scott Parker.

Trajneri i Burnley nuk i ka dhënë në asnjë rast 90 minut të plota Brojës, ndërsa shqiptari ka marrë trajtën e një “mirazhi” te ekipi aktualë, madje në ndeshje të caktuar nuk përzgjidhet as si zëvendësues.

Në raportimet e “Burnley Express”, qartësohet se Armando Broja nuk do të jetë as në ndeshjen ndaj Ëhest Ham si startues, e planifikuar nesër në orën 16:00. Deri në këtë pikë, Parker nuk ka dhënë një prononcim konkret pse shqiptarit nuk po i jepet mundësia për të treguar veten.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us