Një grua britanike dhe djali i saj 22-vjeçar kanë humbur jetën nga një ortek, teksa po bënin ski në Francë. Nëna, 54 vjeç dhe djali, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, kanë qenë duke bërë ski jashtë pistës pranë kufirit zviceran, kur u vranë nga një ortek rreth orës 15:30 me orën lokale, të enjten.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej pesë personash nga e njëjta familje, me një guidë që e njihnin prej vitesh. Orteku filloi pranë vendpushimit Saint-Gervais në një lartësi prej rreth 2,300 metrash dhe ishte rreth 400 metra, thanë autoritetet lokale. Ky ortek mund të jetë shkaktuar nga një grup tjetër skiatorësh në një lartësi më të madhe.
Dy viktimat u gjetën pas rreth pesë orësh kërkimi nga 20 shpëtues dhe dy helikopterë, tha prokurorja e Bonneville, Karline Bouisset në një deklaratë. ‘Ata u gjetën të vdekur’, shtoi zonja Bouisset.
Në Isère, pak kohë më parë, një 31-vjeçar u vra pasi u rrëzua rreth 500 metra në ortek masiv. Një ortek vrau gjashtë persona në akullnajën Armancette, pranë Mont Blanc në Francën juglindore, në prill. Rreth 110 njerëz mesatarisht goditen nga orteqet në Francë, duke rezultuar me së paku 30 viktima.