VIDEO/ Goli i Kristjan Asllanit tërbon tifozët shqiptarë, “armiku” i përjetshëm “zbarkon” në Andorrë: Serbi, Serbi të q*fsha motrën!

Shqipëria kryesoi  ndaj Andorrës me shifrat 1-0. Një gol spektakolar i shënuar nga Kristjan Asllani, i cili ka ngritur “peshë” gjithë tifozët shqiptarë.

Asisti perfekt i Uzunit, gjeti në vendin e duhur mesfushorin e Torinos, i cili me një gjuajtje të fortë mposhti portierin kundërshtarë. Festa ishte e gjitha legjitime për tifozët kuqezi, të cilët kanë udhëtuar me kilometra për të mbështetur ekipin kombëtar.

Në këtë moment të elektrizuar për avantazhin, nisin të shajnë Serbinë. Siç dihet Kombëtarja shqiptare “lufton në distancë” me Serbinë për vendin e dytë në klasifikimin e grupit K për një vend në “Play-Off”.

Serbi, Serbi të q*fsha motrën”, dëgjohet në kor. Kujtojmë se Serbia po humbet në “Ëembley” me Anglinë me shifrat 1-0. Me rezultatet e deritanishme, kuqezinjtë sigurojnë edhe kualifikimin për në “Play-Off” për herë të parë në histori.

Lajme të tjera |  “Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us