“U bëre ti Ermal”, në dramën mes Mamaqit dhe Ema Andreas futet dhe Egla Ceno, thumbon kolegen e saj

Një dramë e re në showbizzin shqiptar, këtë herë mes aktoreve Ema Andrea dhe Egla Ceno. Ka mjaftuar një refuzim që Ema Andrea i bëri live në emisionin Goca e Gra, trajnimeve të Ermal Mamaqit, që në zhurmën e krijuar në rrjet prej tyre, të ndërhynte dhe ish-fituesja e Big Brother, Egla Ceno.

Kjo e fundit në një postim në Instastory, ka ironizuar kolegen e saj, duke thënë se disa artistë nuk kanë kohë që të mësojnë diçka të re, ama janë shumë të investuar për të dëmtuar punën e të tjerëve.

Postimi i Eglës:

@ermalmamaqiofficial… Nuk të falet! Ti tashmë duhej ta kishe kuptuar se disa artistë nuk kanë kohë për të mësuar diçka të re por gjejnë kohë për të dëmtuar punën e një artisti tjetër. Je ndjerë ndonjëherë gjeni me kohë të plotë ti Ermal? Jo! Atëherë ç’ke? Rri aty, gjej mënyra si të përmirësosh veten dhe rrethin tënd se ti s’e ke idenë e sukËsesit.

Disa artistë e matin suksesin me sa njerëz nënvlerësojnë jo me sa gjëra mësojnë. U bëre ti Ermal. Ti s’e ke idenë fare se kur ndihesh Moxart gjërat e reja të duken si kurs pianoje për fillestarë. Je ndjerë ndonjëherë Moxart ti Ermal? Jo! Atëherë ç’ke? Ka artistë Ermal, që nuk kanë nevojë për zhvillim personal sepse e kanë arritur perfeksionin. Disa të tjerë e konsiderojnë përulësinë si fyerje personale. Po nga t’i dish ti këto gjëra o Ermal, ti e ke mendjen të investosh te vetja jo të bësh sukEses.

Marrëdhënia e tensionuar mes dy aktoreve u vu re edhe gjatë intervistës që dha pak javë më parë Egla në emisionin Goca e Gra, pas dënimit të saj nga Gjykata e Tiranës, për shpifje, në ngarkim të gazetarit Saimir Kodra, për të cilin kishte pretenduar se e kishte ngacmuar seksualisht.

Çfarë ndodhi mes Ermalit dhe Emës në emision

I ftuar në program, Ermali i njohur prej kohësh për trajnimet e tij motivuese mbi “potencialin personal” vendosi t’i bëjë një ftesë publike aktores së mirënjohur, Ema Andrea. Ftesë që u shndërrua menjëherë në një “përplasje elegante”, shumë të komentuar online.

“Të shtunën dhe të dielën unë kam një trajnim. Janë të gjitha biletat e shitura, nuk po bëj reklamë. Nëse ti do vish, do më dëgjosh mua dy ditë dhe unë do të tregoj ty, ndoshta nëse do të doje, se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde.”

Deklarata e tij u lexua nga shumë njerëz sikur donte që t’i mësonte Emës “si të përmirësonte” jetën, pavarësisht se ajo është një ndër aktoret më të respektuara të skenës dhe ekranit shqiptar.

Por ishte reagimi i saj ai që e vuri zjarrin rrjeteve sociale. Ema Andrea e dëgjoi, buzëqeshi me qetësi dhe ia ktheu:

“Tani e kuptova pse ti e ke këtë situatë që ke, sepse je i bindur që çdo gjë që thua ti do t’u shërbejë të gjithëve. Unë të falenderoj për ftesën, por çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur dhe jam e suksesshme sepse kam zgjedhur kështu dhe kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us