Rama: E vërteta duhet thënë, injorantë ose të korruptuar lejuan ndërtime pa leje, mes tyre gjyqtarë! Më vjen mirë që tani janë më të përmbajtur

Kryeministri Edi Rama u pyet nga një banor i Njësisë nr. 2 gjatë takimit për të shpjeguar buxhetin e vitit 2026 në Tiranë dhe dëgjuar problematikat që ka komuniteti, në lidhje me lirimin e hapësirave publike, ndërtimeve dhe çështjes së pronave.

Ai pranoi se atij apo funksionarëve të tjerë i është dashur të tregojnë me gisht dhe emër ndonjë gjyqtar që kishte lejuar në kundërshtim me ligjin ndërtime pa leje, zaptime apo dhënie prone në Shqipëri, por shpjegoi se i është dashur që ta bëjë këtë.

Kreu i ekzekutivit shtoi se këto paligjshmëri janë lejuar ose nga injoranca, ose nga korrupsioni dhe tha se tani situata ka përmirësim të dukshëm dhe “gjyqtarët janë më të përmbajtur”.

“Duhet të jesh injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh të tjerëve atë që u takon, qoftë edhe nëse e kanë pronën e tuaj, t’ua japësh atyre që ndërtojnë, në kurriz të një komuniteti. Unë e di se çdo të thotë që kryeministri apo funksionar i lartë të tregojë me gisht një gjyqtar dhe të thotë se ka bërë akt armiqësor ndaj një komuniteti. Unë e di këtë, por nga ana tjetër aty ndërtohet një lokal, që zë rrugën e qytetarëve, fëmijëve që shkojnë në shkollë apo pensionistëve, e ku ai lokali atje nuk prishet se gjykatësi x apo y, apo një zyrtar, i ka dhënë të drejtë atij që të ndërtojë aty. Por ai s’ka të drejtë ta shfrytëzojë sepse s’ka leje ndërtimi, pavarësisht atyre pseudolejeve të përkohshme që mund të ketë lëshuar bashkia apo administrata”, tha kryeministri mes të tjerash.

Më tej Rama theksoi se fal operacionit dhe denoncimeve, hapësirat tashmë janë liruar, mbi 100 mijë metra katrorë, kurse gjyqtarët japin vendime më të kujdesshme dhe të matura, që ai i cilësoi “të përmbajtura”.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

“Ka disa raste, më vjen mirë që tani gjykatësit janë më të përmbajtur, por e vërteta duhet thënë. Aty ku prona është private dhe do ndërtohet një shkollë apo rrugë, duhet shpronësuar dhe do e shpronësojnë. Por nëse është e lirë, është e drejtë të vihet në shërbim të komunitetit.  Këto gjëra nuk duhet të kishin ekzistuar, por ja që u desh shumë kohë që të imponoheshin dhe duhet të imponoheshim. Dje mora shifrën, mbi 100 mijë metra katrorë të liruara nga zaptuesit, ku po bëhen projekte përkatëse për t’i rikthyer e kthyer në hapësira, nëse s’kanë qenë ndonjëherë, që komuniteti të marrë frymë”, u shpreh kreu i qeverisë para banorëve të Njësisë nr. 2.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us