Biznesmeni Gjergj Luca reagoi ashpër sot shkarkimit të zv/ministrit të Bujqësisë, Roland Kristo. Në një video-mesazh me ndjekësit, Luca u shpreh u zemëruar me largimin e profesorit Kristo, që ishte përgjegjës për peshkimin.
“Jam sot këtu të ulëras e të bërtas nga poshtërimi që i kanë bërë profesor Roland Kristos. Biologu i njohur, shkencëtari i rrallë z.Kristo, para dy ditësh vlerësohet e respektohet nga ministri spanjoll i bujqësisë dhe nga Komisioni Mesdhetar i Peshkimit, ndërsa u kthye në Shqipëri u flak në rrugë brenda ditës. Nga zëvëndësministër i bujqësisë, u la pa punë duke ia poshtëruar karrierën. 22 vjet dha kontribute madhore në peshkimin shqiptar dhe mesdhetar, por administrata e re ia shumëzoi me zero…
Roland Kristo i duhet Shqipërisë, sepse është simbol i njeriut të ndershëm që dashuria për punë i është kthyer në oksigjenin e jetës!”- shkroi Luca.





