VIDEO/ Armando Broja i MALLKUAR! Sulmuesi i Kombëtares pëson “traumën” e radhës, 24-vjeçari lë fushën mes lotëve

E pabesueshme për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares dëmtohet sërish dhe duket se fati i keq e ndjek shqiptarin.

Në një moment gjatë sfidës me Anglinë, Broja mbështet keq këmbë në tokë, gjë e cila solli edhe dëmtimin e tij. Një dëmtim në kavilje, i cili duket shumë serioz nga lotët e 24-vjeçarit.

Sulmuesi “dorëzohet” dhe qan me të madhe, teksa ndodhet i shtrirë në fushën e lojës. Një tjetër dëmtim, që fatkeqësisht vazhdon të ndikojë në formën e Brojës, i cili kohët e fundit nuk po kalon aspak një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike.

 

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us