VIDEO/ Gol FANTASTIK si një “bomber”, futbollisti i Kombëtares “çan” rrjetën në Angli

Maldini Kacurri ishte protagonisti kryesorë në ndeshjen që Morecambe fitoi me shifrat 2-0 ndaj Brackley Town. Futbollisti i Kombëtares gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e dytë për të tijtë.

Qendërmbrojtësi bëri rolin e një “bomberi”në zonë, ku me një gjuajtje të fortë në minutën e 70-të do të “çante” rrjetën e kundërshtarëve. Në realizim fantastik nga futbollisti kuqezi, i cili shënon kështu edhe golin e parë me skuadrën në angleze.

Siç dihet Kacurri është në pronësi të Arsenal, teksa luan si i huazuar te  Morecambe në ligën e 5-të angleze. Ndërkohë sa i takon Kombëtares shqiptare, siguroi për herë të parë ftesën e Sylvinhos në muajin shtator, teksa debutoi me kuqezinjtë në miqësoren ndaj Gjibraltarit.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us