‘Tetë dekada heshtje’/ Rama: Pse u harrua historia e shqiptarëve që shpëtuan 25,000 italianë pas kapitullimit më 1943!

Për tetë dekada, një nga aktet më të mëdha të humanizmit në historinë shqiptare ka mbetur pothuajse i panjohur: shpëtimi i rreth 25,000 ushtarëve italianë nga familjet shqiptare pas kapitullimit të Italisë në 1943.

“E vërteta është që ky nuk është një fakt historik i njohur mjaftueshëm për të zënë vend në memorien kolektive,” tha Rama, duke e krahasuar këtë heshtje me atë që mbuloi për dekada edhe historinë e shpëtimit të hebrenjve, e cila fitoi vëmendje vetëm pas rënies së komunizmit. Kryeministri Rama e theksoi këtë akt humanizmi si një nga dy momentet më krenare të historisë shqiptare, krahas shpëtimit të hebrenjve

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Rama përgëzoi gazetaren Rudina Xhunga që po nxjerr në dritë këtë histori të harruar përmes një dokumentari që do të prezantohet shumë shpejt, ndërsa i bëri një kërkesë publike ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, për të ndihmuar në shfaqjen e këtij filmi në Parlamentin Italian, në mënyrë që kjo dëshmi e fuqishme e miqësisë dhe humanizmit të bëhet e njohur për të gjithë, shqiptarë dhe italianë, që kanë një të kaluar ku i janë gjendur njëri-tjetrit jo vetëm pas 1990.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us