Të dënuar vetëm për fitore në shtëpi, Partizani jep njoftimin e rëndësishëm para duelit me Bylisin

Partizani – Bylis është një nga duelet e javës së 14-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet ditën e mërkurë në “Arenën e Demave”, ora 16:30.

Të kuqtë do të synojnë fitoren në shtëpi për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të renditjes, me klubin që kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Për këtë kryeqytetasit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat e këtij takimi.

Madje kanë zbuluar edhe çmimet e tyre. Bileta më e lirë është ajo e tribunës C3, e cila kushton 300 lekë, ndërsa në tribunat e tjera çmimet variojnë nga 500 deri në 3000 lekë.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us