Salianji mban takim në Durrës pavarësisht “vërejtjeve” të Berishës, ja kush iu bashkua

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.

Takimit të Salianjit i janë bashkuar strukturat drejtuese të Degës së PD Durrës. Mes tyre kryetari i grupit te këshilltareve te PD ne bashkinë Durrës dhe ish kryetari i foltores, Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi, ish deputeti Pellumb Berisha, sekretari i Degës Arlinind Boshku, Sekretari Organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash etj.

Gjithashtu takimi i janë bashkuar deputetet më të votuar te Qarkut Durres Aulon Kalaja, Ndrec Pjetri si edhe ish deputetë dhe drejtues ndër vite, gjithashtu pjesa dërmuese e drejtuesve te grup seksioneve.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

Takimet e Salianjit kanë ngjallur spekulimet për krijimin e një fraksioni brenda Partisë Demokratike, ndërsa kryetari Sali Berisha i ka quajtur ato si “takime private” dhe jo në interes të PD-së, teksa sipas disa mediave, Berisha madje u ka kërkuar demokratëve të distancohen.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us