VIDEO/ 14 kartonë të verdhë dhe goli “heroik” i Arbër Hoxhës në minutën e 102 te Dinamo Zagreb, sulmuesi i Kombëtares rikthehet “BISHË” pas dëmtimit

Arbër Hoxha ka shënuar për Dinamo Zagreb në Kroaci. Goli erdhi ndaj rivalëve historik të Hajduk Split, për të vendosur baraspeshën në minutën e 112-të. Festa më pas ishte e çmendur.

Të dyja golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 ndërkohë i buzëqesh Dinamos së Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes.

Ishin akorduar 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt. Vetë Hoxha shënoi në minutën e 112-të, pasi u pozicionua ku duhet për të shënuar golin më të rëndësishëm.

Hoxha është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asistimeve. Hoxha po ashtu ishte me fat, duke qenë se dëmtimi i ndeshjes së fundit nuk rezultoi asgjë serioze.

Goli i Arbër Hoxhës: (VIDEO) + (VIDEO)

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us