Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, u shndërrua në heroin e Spartës së Pragës, në triumfin 0 me 1 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Sigma Olomouc.
25-vjeçari realizoi golin e fitores në minutën e 88-të, të sfidës, duke i dhuruar 3 pikë të arta kryeqytetasve.
Kjo ishte fitorja e 11-të në 18 javë për Spartën e Pragës, që është pozicionuar në vendin e dytë me 37 pikë. Ky ishte goli i shtatë në 18 javë për Rrahmanin, që është shndërruar në një lider të sulmit të Spartës.





