Stadiumi i Vorës ende i papërfunduar, zbulohet ku do të luajë si pritëse skuadra e Arian Bellait në sfidën ndaj Elbasanit

Vora – Elbasani është një nga duelet e javës së 16-të të Superiores që është programuar ëpr t’u zhvilluar ditën e shtunë. Përballje kjo që starton në orën 16:30 dhe që është shumë e rëndësishme për objektivat e ekipeve.

Edhe në këtë përballje Vorës do t’i duhet të “shtegtojë”. Kjo pasi punimet në stadiumin e Vorës ende nuk kanë përfunduar dhe në këto kushte mësohet se skuadrat janë dakortësuar mes tyre që kjo sfidë të luhet në “Elbaan Arena”.

Ndërkohë vlen të theksoshet se pas 15 javësh kampionat ekipi i Arian Bellait ka arritur të grumbullojë 16 pikë dhe mban vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Në Shqipëri e nisi si “bomber” golash, sulmuesi shkodran që ka luajtur me Kombëtaren përfundon në ligën e 5-të italiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us