Sindrit Guri është futbollisti më i ri i Legnanese AC. Sulmuesi 32-vjeçar vendosi që të largohej nga ekipi i Serie D italiane, Varesina, për të nisur një aventurë të re në ligën e 5-të të Italisë.
Me klubin e ri, shkodrani ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Një transferim surprizë për Gurin, që duket se ka rënie të ndjeshme nga e shkuara që e nisi në nivele të lartë dhe si golashënues.
Kujtojmë se 32-vjeçar e ka nisur karrierën te KF Shkodra, për të kaluar më vonë te Vllaznia. Më tej, Guri është aktivizuar për ekipe si Besa, Kastrioti, Korabi, Kukësi dhe Oostende në Belgjikë.
Pikërisht pas këtij transferimi, filloi rënia për sulmuesin që ka dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare. Ai luajti më pas për Shkëndijën e Tetovës, Istanbulspor, Varese dhe Prishtinën.





