“Ishin të dr*oguar? Janë debila? Kanë marrë lekë?“, Sarkazma e akademikut për reagimin e PD-së se bënë gabim që dhanë firmat për Endrit Shabanin

Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar ‘zhurmën’ në aktualitetin politik, atë të zgjedhjes së Endrit Shabanit si Avokat i Popullit, dhe deklaratën e PD se firmat e tyre për këtë emër ishin hedhur gabimisht dhe më pas i kanë tërhequr.

Në një status të bërë në Facebook, Fuga ngre pikëpyetje, disa me ironi, në lidhje me qëndrimet e demokratëve për emrin e Shabanit si kandidat.

Reagimi

Historia e turpit vazhdon….

Thonë se ishte gabim që dhanë firmat për atë kandidatin për avokat (hahahaha) të popullit (hahahaha) që e emërojnë ata që ky kandidati duhet t’i përballë (hahahahaha) për të mbrojtur (hahahaha) popullin!

Por, nuk na thonë as deputetët, as drejtuesit e PD, as këta përfaqësuesit e partive popopozitare, se përse e bën këtë gabim!

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Iu shkau dora?
E bënë për shakà?
Ishin të dehur ose të droguar?
Firmosin fap e fap, hajde kos për të tërë?
Janë debila?
Kanë marrë lekë?

Nuk donin avokat populli tamam sepse edhe ata e përbuzin popullin?
Kanë marrë shërbime nga pushteti nën dorë?

Hanë kumbulla mbas kurrizit të kryesisë? Hahahaha: iu hakan edhe këtyre kumbulla pas kurrizit!
Iu janë trashur trutë nga dhjami i deputetit?
Nuk kanë logjikë politike?

Duan t’i marrin partinë e kushurinjve kandidatit?
Firmosin ç’u vënë në tavolinë dhe as denjojnë nga dembelizmi të shohin ç-firmosin?
Kështu firmosin edhe për ligjet, si në bordero?

Nuk ka më drejtim, por secili bën çfarë i vjen në tru dhe secili bën pazare individuale me Non’Dajën?
Këtu nuk shpëtojnë dot më! Ja sheshi, ja mejdani!

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Pse? Pse gabuan? Se nuk gaboi njëri, por nja tridhjetë! Duket fare qartë se kanë marrë orientim!
Thellohuni, thellohuni! Se po i merrni lekët nga taksat tona kot! Po shpërdoroni fonde publike! Në grup!

Mua aq më bën! Por, pa nxjerrë se kush i urdhëroi këta për firmë dhe pa e qëruar atë ose ata nga të gjitha forumet, laraska mbet te gracka!

S’ka më demokrat veç ndonjë të fiksuari që iu beson!
Lëre t’u besojnë intelektualët!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us