Biden i shtrin dorën Japonisë pas tërmetit shkatërrimtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdoshme për Japoninë”. Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden.

Japonia u godit nga një tërmet 7.6 ballë këtë të hënë, duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa dhe lënë të vdekur katër persona. Ndërkohë shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
“Si aleatë e ngushtë Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësore që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, ka thënë ndër të tjera Biden.

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us