Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Federatën Shqiptare të Futbollit për rinovimin e kontratës deri në muajin korrik.
Tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur rrjetet sociale për të konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit, duke publikuar një postim në “Instagram”, ku shkruan shkurtimisht: “Vazhdojmë së bashku.”
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare përgatitet për një muaj mars historik. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinalen e play-off-it më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të luajnë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi.





