“E mirëkuptoj thirrjen e miqve dhe partnerëve për bashkëpunim me opozitën”, Rama: Por dialog me zor nuk kam parë

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u tha deputetëve se në Kuvend janë për të bërë punë duke nënkuptuar procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mendim të kundërt ka për opozitën, për të cilët thotë se nuk janë të interesuar për të njëjtën gjë.

“Përkundrazi janë të angazhuar që me çdo mjet dhe mënyrë të përcjellin jashtë kufijve të Shqipërisë kobin e zi që ky vend është një narkoshtet dhe ndërkohë këtu brenda janë të interesuar që vetëm të pengojnë”,tha Rama.

Megjithatë theksoi se në asnjë moment dhe për asnjë arsye, socialistët nuk duhet të mbyllin derën për të bashkëpunuar me opozitën.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

“Prandaj pa hequr për asnjë moment dhe asnjë arsye nga gatishmëria për të bashkëpunuar nëse do vijnë të ulen në tavolinat e bashkëpunimit ne nuk do presim për asnjë rast dhe arsye askënd për të vazhduar për të bërë detyrën tonë. E mirëkuptoj edhe thirrjen e miqve, partnerëve, predikuesve të dialogut, bashkëpunimit, konsensusit. E mirëkuptoj, jemi të gatshëm. Jemi të gatshëm, por bashkëpunime, dialog dhe ulje në një tavolinë të përbashkët me zor, unë nuk kam parë. Për ne është që asnjëherë dhe për asnjë arsye të mos mbyllim derën, të mos marrim karriget e tyre bosh dhe largqoftë t’i djegim siç i digjnin ata. Duan të bashkëpunojnë, bujrum. Duan të japin alternativë, mirë se të vijnë. Për të tjerat rrugët janë të ndara. Ne përpara, ata mbrapa. Sa më mbrapa të mbeten, aq më e fortë do të vijë jehona e lehjes së tyre sepse ajo që ata bëjnë në shqipen time quhet lehaqenie”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us